Translation
EnglishShqipΕλληνικά
Translation

AKOMODIM

SHERATON TIRANA HOTEL – http://www.sheratontiranahotel.com
Sheraton_Tirana_Hotel_Facade_banner

 

Ejani te provoni nje eksperience te re ne Hotel Sheraton Tirana, i vetmi hotel me pese yje ne Shqiperi i menaxhuar nga kompani nderkombetare.

I pozicionuar midis dyqanesh dhe kompleksesh argetimi ne zemer te Tiranes, ky hotel ndodhet gjithashtu edhe po aq prane ambasadave dhe bizneseve me kryesore te vendosura ne qytet.

Impresionohu me 151 dhomat plot ajer te hotelit, te plotesuara per te dhuruar ndjesi komforti si dyshemeja e drurit te erret, orendite moderne, tavolina pune dhe krevatet e krijuar per nje gjume te rehatshem e te mrekullueshem gjate nates.

Fito energji duke u ushtruar ne Palestren e hotelit, shtoi jetes buzeqeshje duke pire me miqte tuaj ne barin tone Infinity, apo ne restorant Metropolitan i cili ofron sherbim gjate gjithe dites si dhe gatime te nje kuzhine te shumellojshme nderkombetare si dhe tradicionale.

Ju ftojme te na vizitoni per nje qendrim sa me komod ne hotelin tone. Miresetevini ne Sheraton Tirana Hotel.

TIRANA INTERNATIONAL HOTEL – http://www.tiranainternational.com
tirana-international

Hoteli dhe Qëndra e Konferencave më e madhe në Shqipër! I pozicionuar në qëndër të Tiranës, Hotel Tirana International ndodhet afër Bashkise së Tiranës, Ministrise së Ekonomisë, Ministrisë së Transportit, Ministrisë së Bujqësisë, Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Mbrojtjes, Bankës së Shqipërisë, Muzeut Kombëtar, Pallatit të Operas dhe Baletit si dhe Galerisë së Arteve. Ndërkohë, shumë Ambasada dhe zyra biznesi ndodhen vetëm pak hapa larg Hotel Tirana International.

 

Akomodimi në një nga 168 dhomat dhe suitat e Hotelit është një eksperiencë unike, të cilat ofrojnë një pamje mbresëlënëse mbi qëndrën e Tiranës – Sheshin Skënderbej.Të gjitha dhomat dhe suitat e hotelit janë të pajisura me orendi bashkëkohore, parket druri, tavolinë pune, smart TV( Samsung seria 6, HD), mini bar etj.

 

Internet wireless me shpejtësi shumë të mirë ofrohet pa pagesë në dhomat dhe në të gjitha ambjentet e tjera tëHotelit. Palestra, Sauna, Pishina, Parkingu si dhe më shumë se 30 kanale televizive ofrohen pa pagesë për klientët e akomoduar në Tirana International Hotel.

 

Qendra Spa ofron linjën më të gjerë dhe më të plotë të pajisjeve të stërvitjes fizike të kombinuara me një mjedis të këndshëm, të qetë dhe mikëpritës. Cdo gjë për një relaks të plotë: Palestër, Suana, Pishine, Banjo Turke dhe një sërë masazhesh nga fizioterapistë profesionistë.

 

Restorant “La Pergola” shërben ushqim tradicional shqiptar, si dhe specialitete të tjera ndërkombëtare. Gjithashtu mëngjesi shërbehet në Restorant ‘ La Pergola”, veranda e së cilës ofron klientëve mundësinë unike për të shijuar mëngjesin nën nje pamje përrallore mbi qëndrën e Tiranes.